Janjiq: Zgjedhjet në veri dëshmuan se Serbia mund ta ndajë Kosovën

Lajme

Janjiq: Zgjedhjet në veri dëshmuan se Serbia mund ta ndajë Kosovën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:10
Dushan Janjiq

Zgjedhjet për prefektë në veri të Kosovës nuk janë mbajtur në situatë normale dhe nuk kanë qenë demokratike, por është mirë që ato japë mbajtur, ka vlerësuar për n1 drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq.

Ai ka shtuar se zgjedhjet kanë dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen e Kosovës.

Janjiq ka sqaruar se është mirë që prefektët e katër komunave në veri të Kosovës janë kthyer përmes zgjedhjeve.

"Serbia dhe Lista Srpska nuk e fshehin se me këtë nuk është zgjidhur se kush do të jetë prefekt, por të tregohet se ekziston ndikimi dhe uniteti i Beogradit me faktorët udhëheqës serbë në veri të Kosovës” , citon n1 të ketë thënë Janjiq.

Ai shton se tash për tash nuk dihet se në ç’drejtim do të ecën situata, drejt dialogut apo matjes së re të forcave.

"Këto zgjedhje kanë efekt pozitiv me faktin që u mbajtën, se ekziston njëfarë sundimi i ligjit, se nuk ka shkelje të mëdha. E në anën tjetër po shohim një mobilizim të madh të serbëve. Në bashkësinë ndërkombëtare ekziston vetëm një pyetje- a mos për përgatitet me këtë hap ndarja e Kosovës. Janë dy opsione për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, vazhdimi i dialogut ose ndarja. Me këto zgjedhje është dëshmuar se Beogradi këtë mund ta realizojë", thekson Janjiq.

Ai shton se vendosja faktike e kontrollit të Beogradit në veri të Kosovës do të ishte fund i Marrëveshjes së Brukselit.

Janjiq thotë se dorëheqjet e katër prefektëve ka dëshmuar se Serbia dhe serbët kanë hapësirë të kufizuar për reagim, gjë që e ilustron edhe kthimi i deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës për verifikim mandatesh .

Dorëheqjet e sërishme të prefektëve të rinj- të vjetër Janjiq s’i sheh si zgjidhje, sepse në këtë rast, ka thënë ai, Kosovës do t’i jepej mundësia që vetë t’i emërojë njerëzit e parë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

"Nëse serbët deri në fund i braktisin institucionet, Serbia do të shënjohej si mos respektuese e Marrëveshjes së Brukselit. Ky është ai limiti, hapësira e ngushtuar të cilën Serbia dhe serbët e kanë”, ka sqaruar Janjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat