I shkruante mesazh të dashurit, 17-vjeçarja përplaset me pemën dhe vdes

Lajme

I shkruante mesazh të dashurit, 17-vjeçarja përplaset me pemën dhe vdes

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:33
Shannon Gittings

Nuk kishte shumë kohë që e kishte marrë patentën për drejtim automjeti, por një shpërqendrim bëri që të humbë kontrollin dhe të përplaset me një pemë.

Shannon Gittings, 17 vjeçe, kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë patentën, por teksa po i shkruante një mesazh të dashurit, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Ngjarja ndodhi në Tasburgh, të Norfolk, Angli, teksa e reja po kthehej në shtëpi me makinën e saj ‘Fiat 500’.

Aksidenti i rëndë u shënua në 3 tetor të vitit që lamë pas, por gjatë këtyre ditëve po zhvillohet procesi gjyqësor, për të analizuar shkaqet e tragjedisë.

Në proces është zbardhur edhe shkaku i aksidentit, thënë ndryshe mesazhet që e reja po i dërgonte të dashurit.

E shpërqendruar nga celulari, Shannon doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë, por goditja ishte aq e fortë, sa që gjeti vdekjen, duke cituar konkluzionet e gjyqit.

Pas rindërtimit të ngjarjes, familja e së resë ka aktivizuar faqen e saj në Facebook, me synim që rasti i së bijës të shërbejë si shembull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat