Prokuroria jep detaje për plagosjen e menaxherit të Feros

Lajme

Prokuroria jep detaje për plagosjen e menaxherit të Feros

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:40
Met Elshani, Fero

Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar t’i caktojë masën e paraburgimit ndaj tre personave të cilët të premten plagosën me armë zjarri, Mahmet Elshanin menaxher i shumë këngëtarëve në Kosovë.

Prokuroria ka konfirmuar se ndaj rastit në fjalë është kërkuar paraburgim ndaj tre personave me iniciale, L.K., A.K., Sh.C. për shkak të tentimit për vrasje të rëndë.

“Prokurori i rastit, më 18.05.2019, ka ushtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve L.K., A.K., dhe Sh.C., në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”.

“Përderisa rasti është duke u hetuar, po hetohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale, deri në zgjidhjen përfundimtare të saj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Menaxheri i Feros deklarohet për Insajderin pas plagosjes – Thotë se rinia ka devijuar

Të premten vet Elshani kishte thënë se nuk i njihte personat që e kanë sulmuar dhe se rastin e kishte lënë në dorë të drejtësisë.

Elshani mes tjerash kishte thënë se të rinjtë kanë devijuar dhe se janë duke u marrë me cështje të tjera për të ardhur deri tek paratë.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë Met Elshani

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe Policia e Kosovës ndërsa sa i përket të arrestuarit Adhurim Lepaja, thuhet të ketë edhe dosje të tjera kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat