Një përvojë jo e përditshme nga shëtitja e gazetarëve të “Expreso” me deputetin serb midis zemrës së Kosovës

Lajme

Një përvojë jo e përditshme nga shëtitja e gazetarëve të “Expreso” me deputetin serb midis zemrës së Kosovës

Nga: F.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:16
Prishtinë

Një përvojë jo e përditshme nga shëtitja e gazetarëve të “Expreso” me deputetin serb midis zemrës së Kosovës

“Unë jam në qytetin tim, këtu jam lind, jam dashuruar dhe përherë me kënaqësi vij, dis miq të mirë janë akoma këtu” me këto fjalë deputeti I Kuvendit të Serbisë Dejan Radenkoviç na mori (ekipin e gazetarëve të “Expreso”) në shëtitjen në Prishtinë, transmeton “Bota Sot”.

E takuam funksionarin e SPS dhe deputetin popullor në Prishtinë në Kishën “Sveti Nikolla” duke ndez qiri dhe në pyetjen tonë nëse do na shëtiste nëpër qytet, ai tha “ me kënaqësi !“

Dhe tregimi mund të fillonte...

Parkuam tek stadium I KF Prishtina dhe palestra e dikurshme sportive “Boro Ramizi” tash “Adem Jashari” dhe dolëm para “Newborn-it” në sheshin Medlin Ollbrajt.

"Prishtina është ndërtuar shumë, ka ndryshuar bile edhe që vijmë shpesh po befasohemi me çfarë shpejtësi po ndërtohet qyteti ", thotë Radenkoviç dhe shton:

“Ne përpara dilnim në Bahus, Enigma, Avalon, Shtatë, Galeria...kafene të këtilla ma nuk ka, ndërsa në ato janë takuar gjeneratat. Piceria Dolce vita dhe Bela Vista...bureku më i mirë në Bosnje, ndërsa sandviç në Tipik...këto janë vendet ku ne kemi dal, jemi tubuar edhe jemi gëzuar...

U nisëm në shëtitje në qendër të Prishtinës nga foto e njohur e Dr Ibrahim Rugovës që shikon çdo gjë në shëtitore.

"Këtu kam ardhur shpesh, kamë shëtitur në këtë rrugë, këtu janë tubuar njerëz të njohur të Prishtinës” na thotë Radenkoviç dhe na tregon hotelin e njohur Grand në Prishtinë.

Vazhdojmë tutje, shkojmë drejtë Katedrales katolike përball rrugës nga ajo kërkojmë frizerin ku Radenkoviç ka prerë flokët.

"E shihni çdo gjë është e re, lokale të reja, ndërsa këtu ka qenë punëtoria e frizerit më të mirë, po nuk mund ta gjejë ", thotë zyrtari i SPS.

Vendi ku ka punuar – ndërtesa kryesore e Postës tash është parking, shkuam deri në atë vend. Aty Radenkoviç kaloi bombardimet gjatë luftës.

Arrijmë në rrugën Nëna Tereze tek si shprehet ai “vendit kyç”. Këtu ka qenë ndërtesa e Komitetit krahinor sot është vendosur Ministria e Qeverisë së Kosovës, natyrisht u ndalëm dhe u fotografuam.

"Kjo është ndërtesa e famshme "Lepa Brena", në te dikur ka qenë I vendosur EPS", na tregon një ndërtesë të bukur që gjindet në sheshin Bill Klinton.

Pastaj vendosëm të shkojmë më fakultetin Ekonomik, ku ai ka studiuar dhe ka diplomuar. Dikur është quajtur Universiteti I Prishtinës, tash është Universiteti “Hasan Prishtina“.

Para arritjes te fakulteti kalojmë afër Bibliotekës së njohur “ me kapele të bardha” afër Tempullit “Krishti I Shpëtimit” dhe hyjmë në ndërtesë.

Në hyrje nga pret sigurimi, Radenkoviç në gjuhën serbe I pyet nëse “ mund të shëtisim, sepse unë dikur kam studiuar këtu”. Marrim përgjigje se “mundet” dhe nisemi.

Deputeti na tregon sallën e madhe dhe të vogël, amfiteatrin ku ka dëgjuar ligjëratat. "këtu ka qenë posta, ndërsa këtu tabela e shpalljeve, të gjitha janë akoma aty", kujton ai.

Kthehemi në shëtitore, ulemi në një kafe, ku takohemi me politikanin shqiptar Ilir Deda, menjëherë nis tregimi për bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve.

Pas freskimit kthehemi në shëtitje në vendet tjera të njohura, duke mos lënë pa shkuar në ëmbëltoren e njohur “Elida”, që si na tregon Radenkoviç është me dekada në vendin e njëjtë.

Porosisim limonadë dhe e pimë deri në pikën e fundit, e pranoj ishte shumë e mirë.

"këtu shpesh kemi ardhur për akullore, ëmbëlsira, limonadë, boronicë çdo gjë është e klasit të parë. Këtu vinim me shoqëri me të dashurën ", na zbulon ai

Ngadalë i vjen fundi qëndrimit tonë dhe kthehemi tek automjeti dhe pë rata mosbesimtarët, auto është e tëra edhe me tabela të BG.

"Shikoni Prishtina është vërtetë qytet i bukur, është qyteti im. Qyteti në të cilin gjithë kthehem ", me këto fjalë përfundon Radenkoviç rolin si cicerone turistik në rrugët e Prishtinës, ndërkohë që kujtoi ditët e mira të kaluara në rini në qytetin e lindjes.

Ndahemi nga Radenkoviç, secili shkon rrugës së vetë, ndërsa ne para ndërtesës së ambasadës amerikane përshëndetemi me Prishtinën në të cilën ra muzgu...deri në një takim të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat