Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët - Bota Sot
Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët

Lajme

Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:00
Aksioni i Policisë

Aksioni i Inpektoratit policor në veri kundër kontrabandës me mallra ka përfunduar me të plagosur e të arrestuar.

Të arrestuar janë edhe shtatë zyrtarë policor shqiptar, Izet -, Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana

Përvec, tyre të arrestuarit tjerë janë Oliver Kozmanoviq, Blagoje Lazoviq, Jasno Doroviq, Verelub Dimitroviq, Ana Bosovie Baraq, Krista Subotiq, Zvezdan Spasojeviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Abdurrahim Hoxhiq, Biljan Medelkoviq, Milja Mileneviq.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...