Vuçiq: Prishtina nuk është e gatshme për kompromis, ka qëllim pranimin e Kosovës në gjithë territorin

Lajme

Vuçiq: Prishtina nuk është e gatshme për kompromis, ka qëllim pranimin e Kosovës në gjithë territorin

Nga: F.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:14
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë para deputetëve në Kuvendi Popullor të Serbisë se “bisedimet me shqiptarët janë në rrugë pa krye, sepse administrata në Prishtinë në asnjë sekondë nuk ka dashur kompromis. Qëllimi kryesor i Prishtinës pranimi i Kosovës në gjithë territorin dhe nuk janë të gatshëm për asnjë kompromis”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai ak thënë se është skeptik në organizimin e ndonjë "Rambuje 2" apo konferencë të paqes në të cilën do këkrohej zgjidhja për Kosovën, sepse një tubim i tillë Serbinë e sjell në pozitë pamundshme.

"Kam frikë se në atë takim pas dyerve të mbyllura ajo që do na ofrohej do të ishim të pakënaqur dhe nuk do të plotësonte kërkesat tona më të vogla” tha ai

Nga përvoja me zyrtarët e BE-së, ata pas pavarësisë së Kosovës më shumë angazhohen pëtr integritetin e Bosnjës..

"Prandaj nuk do na japin asgjë, ndërsa mendojnë çka ne mund të “përpijmë”. Nga kancelaria gjermane Merkel, para shumë njerëzve e kam lut, më ka thënë se më kupton por nuk mund të pranoj sepse nuk ka asnjë alternativë për atë", tha ai.

Duhet të jemi shumë racional dhe qytetarët të kuptojnë se po ecim në tel të hollë dhe kjo është mënyra e vetme të mbijetoni si shtet

Ai apeloi tek njerëzit e thjeshtë që të kuptojnë se ndodhemi në vitin  e zgjedhjeve dhe nuk mund të ju premtojmë gjërat e pamundshme. 

"Na hedhin fajin se duam të dorëzojmë Kosovën, Po kjo ka ndodhur në kohën kur ata ishin në pushtet në vitin 2008, kur humbëm në vitin 1999 nga forcat e NATO-së. A mendoni se pas asaj mund të mos paguhet çmimi, ndërsa është evidente se kemi humb në atë konflikt?Si mudn të mendoni se çdo gjë mund të mbetet njëjtë dhe se nuk ka ndryshuar asgjë” pyeti Vuçiq.

" Ju lus për realitet, nuk do të ndalemi as në Serbi as  në Republika Srpska, çështja është a do ndalemi apo do luftojmë”, tha ai

Më mirë të bisedojmë 1 mijë ditë se të luftojmë një ditë ka thënë Vuçiq:  "Pyetja ime është – çka është alternativë nëse nuk ka bisedime, çka do bëjmë atëherë? A po mendoni se dikush ka dashur tërheqjen", nënvizoi Vuçiq duke shtuar se me lind të luftoni gjërat do përfundojnë në bisedime edhe marrëveshje. 

“Shumë që janë përbetuar se Kosova është zemra e Serbisë, kanë kontribuar që Kosova në pjesnë e saj edhe de fakto mos të jetë nën kontrollin e Serbisë” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat