Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur

Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:40
Vizitë policiit Hysen Ademi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, dhe me kolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i Kufirit në Gjakovë, vizituan policin Hysen Ademi, të plagosur sot, në Mitrovicën veriore, në aksionin e organizuar nga Policia e Kosovës.

Ata me këtë rast i uruan policit Ademi shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij.

Mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës  “Isa Grezda”, Ali Tolaj, tha se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat