E zbulon Trajkoviç: Vuçiq e ka ditur për arrestimet dhe shpërndau panik

Lajme

E zbulon Trajkoviç: Vuçiq e ka ditur për arrestimet dhe shpërndau panik

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:30
Rada Trajkoviç

Në listën e arrestimeve për shkak të tregtisë kriminale, drogës, armatimit, njerëzve gjenden rreth 70 persona prej të cilëve 20 janë serbë e rreth 50 shqiptarë, që të gjithë janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ka thënë Rada Trajkoviç për “Danas”, përcjell “Bota Sot.

Intervenimi për arrestime në veri ishte e dhunshme dhe e inspiruar në mos durimin nacional, duke marr parasysh se për aksionin e RSU presidenti Vuçiq kishte paralajmëruar dhe veprimet para dhe pas ndodhjes janë shumë destabilizuese për serbët tha ajo.

Sipas Trajkoviç aksioni i arrestimit të policëve që dyshohet se ishte për krim të organizuar u krye në harmoni me bashkësinë ndërkombëtare.

“Aleksandar Vuçiq në vend të qetësoj situatën dhe të përgatis popullatën për aksion apo të thërras ata njerëz q ëtë dorëzohen vetë ai edhe pse e ka ditur gjithë kohën çka po ndodhë me deklaratat e veta nxitëse krijoi panik” tha Trajkoviç. Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një zonë problematike kur është çështja e sigurisë në pyetje ku bashkëpunojnë kriminelë të ndryshëm, prandja pa miratimin e bashkësisë ndërkombëtare aksioni nuk do të zhvillohej.

Sipas saj “ Vuçiq i di të gjitha...për këtë arsye duhet shikuar përgjegjësinë e tij, që nuk iu ka tërhequr vërejtjen banorëve dhe ka lejuar krijimin e panikut. Ndërsa ata njerëz mjaft kanë hequr me dekada, pse Vuçiq nuk i mbron, pse nuk i ka njoftuar për çka bëhet fjalë...” tha Trajkoviç.

Ajo thotë se nuk mund të theksoj me siguri pse u zgjedh ky moment për aksionin e arrestimit të pjesëtarëve të policisë dhe atyre serbë.

“ndoshta bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që aksioni të jetë tash me qëllim të ballafaqimit me rrymat e ndryshme brenda pushtetit në Kosovë përkatësisht të “fortëve” ndaj të cilëve po përgatiten akuzat jo vetëm për krim por edhe krime lufte. Po ashtu mund të jetë që dikush brenda pushtetit në këtë mënyrë përgatitet për ballafaqim me ata që mendojnë ndryshe në luftën për pushtet … Por të gjitha këto komentime mbeten në domenin e teorisë mundshme” – përfundoi Rada Trajkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat