Gani Geci: Hashim Thaçi e Petkoviç, si Boro e Ramizi!

Lajme

Gani Geci: Hashim Thaçi e Petkoviç, si Boro e Ramizi!

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:34
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ishte i ftuar para disa ditë në një emision televiziv, ku edhe tregoi se cilit serb për herë të parë i ka fol në Kuvendin e Kosovës.

Geci ka thënë se, për herë të parë që i ka fol një serbi është Petkoviç, në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tregon edhe që i ka thënë Thaçit se jeni bë si Bora e Ramizi.

“Për herë të parë unë që i kam fol një serbi është ai i Kuvendit të Kosovës, Sllavisha Petkoviç. Hashim Thaçi më ka thënë se ky është Petkoviçi. Vallai i thash jeni ba si Bora e Ramizi. Për ditë ecshin bashkë ata. Ja nisen me kesh edhe shkuan. Kjo është për herë të parë që i kam fol unë, në Kuvend të Kosovës”, ka thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat