Marko Milaçiç: Kryeministri Markoviç dërgoi porosi Serbisë se Mali i Zi është në anën e terroristëve

Lajme

Marko Milaçiç: Kryeministri Markoviç dërgoi porosi Serbisë se Mali i Zi është në anën e terroristëve

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Kryetari i Partisë së të Drejtave në Malin e Zi Marko Milaçiç ka deklaruar se kryeministri malazez me vizitën në Prishtinë, një ditë pa ndërhyrjes së RSU në veri i dërgoi porosi serbëve në Malin e Zi se “Mali i Zi zyrtar është në anën e terroristëve".

"Derisa unë isha me vëllezërit tanë në Mitrovicë, kryeministri Dushko Markoviç ishte me Ramush Haradinajn në Prishtinë. Për këtë kam dashur që për fytyrë të Malit të Ti para serbëve dhe botës të tregoj se Mali i Zi i vërtetë është me popullin e vetë ndërsa Montenegro  i rrejshëm me kriminelët e vetë ",ka thënë Milaçiç përa "Politika".

Ai theksoi se ka vizituar Mitrovicën një ditë pas demonstrimi t të dhunës të ashtuquajturës forcave policore, ashtu që në emër të partisë time politike dhe gjithë Malit të Zi të ju shtrij dorën vëllezërve.

Milaçiç ka thënë se "nuk mbrohet në Mitrovicë vetëm Kosova, as vetëm Serbia po edhe Mali i Zi, në të cilën po  zhvillohet procesi i “kosovizimit” me të madhe, gjë që më së miri është vërejtur në zgjedhjet e komunës së re Tuz ".

"Mitrovica është Leningradi ynë. Atë që bëjnë me Mitrovicën vetëm në këtë moment është diçka më shumë e bëjnë me Tuzin, Ulqinin dhe Rozhajën, Presheven dhe Tetovën",ka thënë  Milaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat