Avokatët e serbëve të arrestuar në Veri do të ankohen nesër në Gjykatën e Apelit

Lajme

Avokatët e serbëve të arrestuar në Veri do të ankohen nesër në Gjykatën e Apelit

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Avokatët e 11 serbëve të arrestuar gjatë aksionit anti-korrupsion në Veri të Kosovë njoftuan se do të paraqesin ankesa kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji.

Avokatët e 11 serbëve të arrestuar në Veri do të dorëzojnë ankesë të hënë në Gjykatën e Apelit  në Kosovë.

Avokati mbrojtës i njërit prej serbëve të arrestuar, Nebojsa Vlajiq tha për gazetën serbe “Tanjug” se ankesat do të paraqitet të hënën, kur edhe është afati i fundit për ankesë, transmeton lajmi.net.

Gjithsej 31 persona u arrestuan, prej tyre 11 serbë,  16 shqiptarë, tre boshnjakë dhe një rus, gjykata do të duhet të mbledhë të gjitha ankesat e avokatëve të të gjithë të dyshuarve, disa prej të cilëve do të dërgohen me postë.

Prandaj, nuk mund të parashikojë se kur do të vendoset për ankesat, thotë Vlajiq, pasi sipas tij se vendimi nuk pritet deri në fund të javës.

Të premten Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Vendimi për ankesat do të dorëzohet në Gjykatën e Apelit të Kosovës, tha Vlajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat