Pasi e quajti Shaqirin të pashkollë, sqarohet filozofi Blerim Latifi

Lajme

Pasi e quajti Shaqirin të pashkollë, sqarohet filozofi Blerim Latifi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:53
Blerim Latifi dhe Shaqiri

Pasi e quajti dje të pashkollë dhe se gjoja Shaqiri nuk dinte të bënte dallimin ndërmjet asaj se çka është shqiptare e çka arabe, sot filozofi Blerim Latifi ka një sqarim për mediat që publikojnë qëndrimet që ai shpreh në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se ‘tekstet në këtë rrjet social, nuk shprehin qëndrime zyrtare e as pozicione partiake apo institucionale”.

Ky është sqarimi i plotë i Latifit:

Sqarim për redaktorët e portaleve

Të nderuar redaktorë të portaleve!

Kur dëshironi që t’i publikoni tekstet e mia, të cilat i postoj në profilin tim në facebook, keni parasysh këtë fakt: këto tekste nuk shprehin qëndrime zyrtare, as pozicione partiake apo institucionale. Ato shprehin vetëm pikëpamjet e mia personale dhe bindjet e mia filozofike. Prandaj, kur t’i botoni duhet ta merrni parasysh këtë, në mënyrë që të jeni korrekt me autorin e tekstit që e publikoni dhe të dëshmoni sadopak se puna që bëni është serioze dhe profesionale. Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat