Ambasadori amerikan Scott: Konflikti i ngrirë nuk sjell stabilitet

Lajme

Ambasadori amerikan Scott: Konflikti i ngrirë nuk sjell stabilitet

Nga: F.B Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:42
Kyle Scott

Ambasadori ShBA-ve në Serbi Kajl Skot ka deklaruar se “konflikti i ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës nuk është opsion që sjell stabilitet”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Serbia në marrëveshjen e Brukselit është përkushtuar drejt arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky duhet të jetë qëllimi i të dy palëve dhe ky sigurisht është edhe qëllimi ynë ",ka theksuar Skot në intervistën për “Danas”.

Skot po ashtu ka hedhur poshtë konstatimet se pushteti në Kosovës në lidhje me taksën në mallrat serbe ka mbështetjen e Uashingtonit.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi kanë qenë shumë të qartë në qëndrimin se taksat nuk ndihmojnë dhe përbëjnë pengesë në kthimin në bisedime dhe se duhet të hiqen ",ka theksuar Skot, duke shtuar se edhe pse taksat janë pengesë për marrëveshje natyrisht nuk janë pengesë.

Ambasadori ka hedhur poshtë qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnet që të bëjë presion në Prishtinën në mënyrë që të hiqen taksat dhe ka shtuar se Uashingtoni “nuk kontrollon çka bënë Kosova".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat