Analisti serb: Kosova është rezervoar i nacionalizmit për të fshehur temat tjera

Lajme

Analisti serb: Kosova është rezervoar i nacionalizmit për të fshehur temat tjera

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:03
Vuk Velebit

Kosova për elitën politikë serbe është “rezervoar kolosal i nacionalizimit”, i cili përdoret sa herë duhet tërhequr vëmendjen nga temat e tjera si pushteti i drejtësisë, liria e medieve, ka thënë politikologu Vuk Velebit.

“Pas 20 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanoës duhe të shikojmë se ku jemi dhe sa jemi ballafaquar me atë që Kosova është sot”, ka shtuar ai në një bisedë për N1-në.

“Kur pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës dhe tërheqjes së ushtrisë (serbe) del Milosevic e deklaron se kjo ka qenë fitore e madhe ndaj NTO-s, shihni se ky është refuzim i elitave politike që të ballafaqohen me realitetin dhe të vazhdohet të ndërtohet ai tregim mitoman për Kosovën”, ka thënë Velebit, duke shtuar se është e qartë mungesa e fakteve.

“Nëse ju luftoni me gjysmën e botës, kush mund të pret se do të shënoni fitore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tash Aleksandar Vucic e ka përgatitur opinionin për nënshkrimin e njëfarë marrëveshjeje me Kosovën, do të ketë një takim në Paris, nga i cili ai nuk pret shumë “meqë deri sa t’i heqë Prishtina taksat nuk do të ketë lëvizje”.

Velebit thotë se elita politike në Serbi flet për paqe e stabilitet, ndërsa kjo, siç thotë, është e kundërt me atë që ndodh në publik dhe porosia të cilën në të vërtetë e dërgojnë.

“Shpesh ministrat e ndezin zjarrin, pastaj shfaqet Vucic dhe ‘i shpëton gjërat'”, ka vlerësuar Velebit sipas N1-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat