Ugljanin kërkon status special për Sanxhakun

Lajme

Ugljanin kërkon status special për Sanxhakun

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:02
Sulejman Ugljaninit

Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV), shumicën e të cilit e përbënë SDA Sanxhak e Sulejman Ugljaninit ka kërkuar vendosjen e statusit special për qarkun e Rashkës të cilin boshnjakët e quajnë Sanxhak, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot.

Në letrën e BNV dërguar presidentëve dhe kryeministrave të Malit të Zi dhe Serbisë, Këshilli Kombëtar Boshnjak fton në dialog institucionet e të dy vendeve lidhur me këtë çështje.

Në kumtesën e publikuar të Këshillit potencohet rëndësia e menjëhershme e pranimit të zgjidhjes së propozuar me qëllim ndërtimin e “shoqërisë demokratike të lirë, shumë kulturore dhe shumë kombëtare me mundësi të barabarta për të gjithë".

BNV konsideron se “statusi special i Sanxhakut si bashkësisë territoriale politike synon barazinë dhe të drejtën konstituive të popujve të Sanxhakut shqiptarëve, boshnjakëve malazezëve dhe serbëve".

Fitimi i statusit special do të ishte model i “zgjidhjes së çështjes boshnjake dhe çështjes së Sanxhakut".

“Vendosja e statusit special për Sanxhak në bazë të iniciativës së zgjidhjes së statusit të boshnjakëve dhe statusit të regjionit të Sanxhakut përbën mekanizmin stabil dhe të përhershëm të sigurimit të drejtave të boshnjakëve në ko0-kzistencën politike dhe zhvillimin e papenguar ekonomik dhe shoqëror dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë popujt që jetojnë në Sanxhak”,thuhet në kumtesë.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjakëve është Esad Gjurgjo, ndërsa SDA e  Ugljaninit është pjesë e pushtetit në qytetin më të madh të qarkut të Rashkës – Novi Pazar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat