Diplomatë të huaj: ShBA po merr primatin rreth çështjes së Kosovës - Bota Sot
Diplomatë të huaj: ShBA po merr primatin rreth çështjes së Kosovës

Lajme

Diplomatë të huaj: ShBA po merr primatin rreth çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:29
Mathew Palmer dhe Aleksandar Vuçiq

Porosia e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit Mathew Palmer se “ShBA duan që Kosova të heq taksën dhe të vazhdoj dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit regojnë se Amerika po merr primatin nga BE në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndonëse Brukseli mbetet ndërmjetësues,, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Këtë e kanë thënë jo zyrtarisht diplomatët  duke komentuar takimin e Vuçiqit me Palmer, ndërkohë që më e rëndësishmja sipas tyre është porosia e përbashkët se “ duhet të kthehet ka ardhmëria “.

Ndërkohë që lidhur me takimin e Parisit për Ballkanin perëndimor të iniciuar nga Merkel dhe Makron, diplomatët thonë se ShBA “ mbështet atë që bëjnë partnerët aleatë”.

“Nuk mund të them për rezultatin e takimit, por qëllimi mbetet që të dy palët të shkojnë ka zgjidhja”, ka thënë Palmer. Ndërkohë që Vuçiq ka shprehur dyshimin e mbajtjes së takimit “nuk mendoj se ndokush do të dëgjoj se dikush nuk do të heq taksat”.

 Palmer ka thënë se Serbia mund të llogaris në mbështetjen e ShBA në rrugën evropiane dhe dialogun me Kosovën. “ Biseduam ku jemi me dialogun dhe si të ecim përpara. Mbështesim dialogun mes dy vendeve dhe mendojmë se ai hap rrugën evropiane edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Duam të hiqen taksat dhe të mundësohet  kthimi në tavolinën e bisedimeve” ka thënë zyrtari amerikan.

„ Nga Tramp ne e dimë se nuk mund të pritet ndryshimi i qëndrimit ndaj Kosovës, pro shpresojmë se ShBA do ketë qëndrim më të balancuar, diçka më i volitshëm për ne dhe interesat e Serbisë për të ardhmen “ tha Vuçiq.

Borko Stefanović, ish-zyrtari i ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë dhe negociatori në bisedime aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë për “Danas” thotë se mirë që ftohen shtetarët e mëdhenj në vizitë Serbisë.

“Do të ishte mirë vizita e presidentit amerikan në Serbi pas pothuajse 40 viteve (e fundit 1980), ndërsa e dyta se pushteti do bënte marketing politik pa përmbajtje edhe plan” ka thënë Stevanoviç.

Takimi Vuçiq-Palmer sipas Stefanoviç është „ mundësi e mirë për njohjen me pozicionin e Serbisë në lidhje me tema me rëndësi  siç është çështja e Kosovës “, por „problemi është se pushteti se di çka të bëjë me Kosovën, përveç thyerjes me zhurmë të gjunjëve dhe mbetjes sa më gjatë në pushtet”.

Vuçiq ka thënë se kishte bisedë të hapur me Palmer” jam i kënaqur me përmbajtjen, natyrisht si Palmer që nuk është i kënaqur me qëndrimin tonë, as ne nuk mund të këndojmë me qëndrimin amerikan. Pozitat tona janë të ndryshme – ShBA njeh pavarësinë e Kosovës, ne e konsiderojmë pjesë të Serbisë. Jemi pajtuar se duhet të bisedojmë dhe ruajmë paqen stabilitetin dhe respektimin e interesave shqiptare edhe serbe dhe të arrijmë zgjidhje “, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se e ka njoftuar Palmerin se Serbia do kompromis në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe nuk janë të vërteta konstatimet se Serbia ka shfrytëzuar taksën që të “mbyll dialogun”.

Burime diplomatike kanë thënë se mund të pritet që pushteti në Prishtinë së shpejti të heq taksën, që do nënkuptonte se presioni i Departamentti të Shtetit ka dhënë rezultat. Sipas diplomatëve do të ketë “ në të vërtetë suspendim të taksës në afat të caktuar varësisht nga raporti i Serbisë rreth anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare “. Sipas “Danas” është e mundshme që lajmi për suspendim të taksës të publikohet në prag të takimit të Parisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...