Zvicra ratifikoi marrëveshjen për sigurime sociale me Kosovën

Lajme

Zvicra ratifikoi marrëveshjen për sigurime sociale me Kosovën

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:00
Pamje nga takimi

Ambasadori i Zvicrës Jean-Hubert Lebet i ka dorëzuar sot ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica notën verbale mbi ratifikimin e marrëveshjes për sigurimet sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës, e cila tashmë është ratifikuar edhe nga shteti zviceran.

Ministri Reçica theksoi se ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, pasi me ratifikimin e kësaj marrëveshje triumfoi e drejta e qytetarëve për të ripërfituar nga pensionet dhe beneficionet, e drejtë e cila iu mohua me vite të tëra.

“Qytetarët tanë do të njoftohen së shpejti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,  lidhur me këtë marrëveshjeje dhe të gjitha procedurat për aplikim dhe realizim të të drejtave të tyre’, ka thënë ministri Reçica, duke shtuar se ratifikimi i marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën do të hapë rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtete të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat