Biznismeni serb vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, shpërthejnë gazetat serbe

Lajme

Biznismeni serb vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, shpërthejnë gazetat serbe

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:25
Biznismeni serb vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, shpërthejnë gazetat serbe

Në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ është parë flamuri i Kosovës dhe kjo sigurisht nuk ju ka pëlqyer medieve serbe.

Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku serbët drejtojnë gishtin ka biznesmeni dhe politikani i njohur Bogojlub Karic.

Karic ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.

“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariç, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh” shkruan Telegrafi serb.

Kur e vendosi Bogoljubi flamurin e Kosovës?

Çfarë thonë ambasadat serbe?

Cili është propozimi i Bogoljubit për dialogun me Kosovën?

Kush e mban shtëpinë e Karicit në Pejë?

Këto dhe shumë të tjera “Telegraf.rs” thotë se do t’i shpalos sot numrin e ri të gazetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat