Anton Çuni i prekur nga vdekja e Tafës: Unë do vazhdoj të ndaloj në vendin e njëjtë, por...

Lajme

Anton Çuni i prekur nga vdekja e Tafës: Unë do vazhdoj të ndaloj në vendin e njëjtë, por...

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:02
Mustafë Hoxha

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Çuni është prekur mjaft thellë nga vdekja e ish ushtarët të UÇK-së, Mustafë Hoxha.

Çuni, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar takimet e shpeshta që i ka bërë me Tafën.

Ai shkruan se çdo mëngjes është ndalur në të njëjtin vend në lagjen e tij për të pirë kafen e mëngjesit dhe për të ble dy pako cigare. Në atë vend, thotë se është takuar gjithmonë me Tafën.

Çuni pohon se prapë do ndalet në të njëjtin vend, por tash do t’i mungon prezenca e Tafës.

Ja postimi i plotë:

Çdo mëngjes, në lagjen time, para se të merrja rrugën për Prishtinë, ndaloja në të njëjtin vend për dy pako cigare dhe një kafe për rrugë.

Aty gati cdo ditë, për vite me radhë, takoja Tafen, i uronim njëri-tjetrit ditë të mirë dhe punë të mbarë. Sa herë kisha më shumë kohë edhe shtrëngonim duart dhe ndërronim ndonjë fjalë, e kishte ditë kur vetëm me buzëqeshje dhe tundje dore në ajër e përshëndesnim njeri tjetrin.

A ka mënyrë më të mirë se sa të fillosh ditën me buzëqeshje!

Unë, do të vazhdoj të ndaloj po në të njëjtin vend, për të shijuar kafen e parë të mjesit shoqëruar me tymin e cigarës, por, do të më mungojnë shumë urimet dhe buzëqeshja e sinqert e Tafes.

Pusho ne paqe, miku im, Mustafë Hoxha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat