Lind në tualetin e avionit, foshnja gjendet i pajetë

Lajme

Lind në tualetin e avionit, foshnja gjendet i pajetë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Fetusi i një foshnje të sapolindur u gjet në tualetin e një avioni. Zbulimi i tmerrshëm u bë në aeroportin e Durban, teksa mjeti ishte nisur për në Johannesburg, të Afrikës së Jugut.

Në fluturimin e linjës u gjet një fetus i formuar plotësisht, nga punonjësit e pastrimit.

Ishte vetë kompania ajrore ‘FlySafair’, ajo që bëri publik lajmin, duke thënë se u detyrua të anulojë fluturimin FA 411.

Kompania ajrore shpjegoi se e anuloi fluturimin, për shkak të fetusit të gjetur.

Menjëherë pas kësaj u lajmëruan autoritetet të cilat po hetojnë për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes dhe mbi të gjitha se kush mund të jetë nëna e fëmijës.

Mësohet se avioni ishte ulur në Durban të enjten mbrëma, pasi ishte nisur nga Johannesburg dhe duhej të nisej të premten në mëngjes mbrapsht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat