Gazetari Andi Bejtja thotë se Baton Haxhiu duhet shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme

Gazetari Andi Bejtja thotë se Baton Haxhiu duhet shpallur “non grata” në Shqipëri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:15
Gazetari Andi Bejtja thotë se Baton Haxhiu duhet shpallur “non grata” në Shqipëri

Gazetari Andi Bejtja ka shpërthyer në akuza drejt Baton Haxhiut, duke deklaruar se ai duhet shpallur “non grata” në Shqipëri.

I ftuar në studion e Opinion, Bejtja po debatonte në lidhje me temën e vjedhjes se votave dhe historikun e fënomenit në Shqipëri përgjatë viteve.

Për gazetarin Andi Bejtja s’mund të mbrohet vjedhja e votave në përgjimet e publikuara nga “Bild” apo kriminelët e përgjuar aty.

Në lidhje më këtë shqetësim të Bejtjes, Haxhiu iu përgjigj se kishte deklaruar se kriminelët që dëgjohen në përgjime, ai i konsideron kriminelë dhe që me ta duhet të merret drejtësia.

Megjithatë, sipas tij, si kriminelë të votave duhen trajtuar edhe ata me kollare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat