Refuzohet kallëzimi penal i Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Lajme

Refuzohet kallëzimi penal i Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:21
Rada Trajkoviq

Prokuroria Themelore në Beograd ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe të ashtuquajturit shef I zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Kundër këtyre dyve kallëzim penal ka ngritur drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane Rada Trajkoviq.

Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin dhe Gjuriqin se ia kanë rrezikuar jetën sepse kanë dhënë informata publike në lidhje me dëshminë e saj në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat