Dveri ka sjell deklaratën e Vidovdanit për Kosovën: Të ndryshojnë biseduesit, tema dhe korniza e bisedimeve

Lajme

Dveri ka sjell deklaratën e Vidovdanit për Kosovën: Të ndryshojnë biseduesit, tema dhe korniza e bisedimeve

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:48
Aleksandër Vuçiq dhe Mogherini

Kuvendi i Lëvizjes Serbe “ Dveri” ka miratuar sot deklaratën e Vidovdanit për Kosovën në të cilën kërkohet ndryshimi i biseduesve, tema dhe korniza ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar Dveri thotë se kanë miratuar deklaratën duke pasur parasysh se bisedimet aktuale mes Beogradit dhe Prishtinës kanë përfunduar  si thuhet në dobi të separatizmit shqiptar he në dëm të Serbisë.

Aty thuhet se është e nevojshme që pushteti në Serbi rreth Kosovës të bisedoj ndryshe nga deri tash dhe për këtë është e nevojshme ndryshimi i biseduesve.

“Biseduesit e sotshëm nga pala serbe dhe shqiptare janë pjesë të elitës së luftës  dhe nga struktura të ndryshme kriminale, kjo është rezultat i marrëveshjeve të tyre ndërkombëtare para së gjithave në dëm të serbëve por edhe popullit shqiptar dhe në dobi të individëve  dhe interesave të tyre”, thuhet në deklaratë.

Për bisedime duhet të përzgjidhen njerëz të rinj me kredibilitet dhe të bisedohet për normalizim.

Sipas Dveri është e nevojshme ndryshimi edhe i temave për të cilat bisedohet dhe Kuvendi i Serbisë duhet të sjell platformë për bisedime, ku do thuhet se statusi nuk duhet të diskutohet sikurse as kompetencat e krahinës autonome.

Çështjet që duhet trajtohen janë pasuria, siguria, lëvizja e lirë, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe pasuria natyrore e Serbisë.

“Bisedat deri tani kanë qenë sekrete jashtë syrit të opinionit, pa platformë të qartë  me të cilën do bisedonin përfaqësuesit e Serbisë, ku si teme bosht u vendos statusi i Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ata mendojnë se duhet ndryshoj edhe korniza e bisedimeve të cilat deri tahs janë zhvilluar me ndërmjetësim të BE-së përkatësisht burokracisë së Brukselit që vazhdimisht kanë favorizuar interesat e shqiptarëve.

“Ky format diplomatik qartë është dëshmuar i pasuksesshëm, andaj bisedat për Kosovën duhet kthehen në OKB që ende është kompetent për zgjidhjen e statusit të krahinës jugore” thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat