Protestë në Beograd: Kosova të shpallet territor i okupuar

Lajme

Protestë në Beograd: Kosova të shpallet territor i okupuar

Nga: F.B Më: 29 qershor 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Mbrëmë në Beograd është organizuar një protestë nga Shoqatat „Nuk ka dorëzim të Kosovës” dhe „ Jetojmë për Serbinë”, që u mbajt para Kuvendit Popullor të Serbisë në të cilën është kërkuar që Kosova të shpallet territor i okupuar, shkruan Tanjug, përcjell “Bota Sot”.

Grupi i protestuesve të këtyre dy shoqatave pas protestës është nisur në shëtitje deri tek ambasada e malit të Zi në rrugën “Knez Mihajlova” për të shprehur edhe qëndrimin e tyre në lidhje me Kishën Ortodokse serbe në atë vend dhe problemeve të shfaqura atje, ndërsa më pas kanë vazhduar rrugëtimin në rrugën kryesore deri te ambasada e Francës dhe Kishës Kuvendore.

Përpara Kuvendit është nënshkruara peticioni që ndalon shoqatat joqeveritare që siç thanë ata po sillen si agjentë të huaja në vendin tonë.

Kryetari i shoqatës “Nuk ka dorëzim të Kosovës” Damjan Knezheviç ka deklaruar se:

„Serbinë do ta çlirojmë kur të kthejmë ushtrinë dhe policinë serbe sipas rezolutës 1244 në të gjithë Kosovën në kufirin me Shqipërinë.„

Ndërsa Goran Zhivkoviç, që ka qenë pjesëmarrës në luftën e Pashtrikut pushtetit aktual dhe atij të ardhshëm i tërhoqi vërejtjen që “ mos të nënshkruajnë asgjë qoftë edhe një milimetër që të ju jepet armiqve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat