Beqiri: Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, më së paku u ngjanin zgjedhjeve

Lajme

Beqiri: Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, më së paku u ngjanin zgjedhjeve

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 20:39
Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar zgjedhjet e djeshme te mbajtura në Shqipëri.

Ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve dhe kjo sipas tij nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, “ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve”.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve, kjo nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve. Kjo nuk iu duhet shqiptarëve. Shqipërisë i duhet zgjidhja e problemeve, e jo farsë zgjedhjesh. Bojkotimi masiv i zgjedhjeve nga ana e shqiptarëve, është mesazh i qartë, se nuk kthehet monizmi, ai ka ikur, ashtu siq duhet ikur çdo keqqeverisje, kudo ku ajo është e tillë, sot në Shqipëri e nesër në Kosovë. 80 % (plus, minus) e qytetarëve të Shqipërisë folën fortë e zëshëm, nuk ka kthim pas, nuk ka kthim në të kaluarën e errët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat