Vdes gazetari amerikan që raportoi për gjenocidin, masakrat dhe dhunimet serbe në Kosovë

Lajme

Vdes gazetari amerikan që raportoi për gjenocidin, masakrat dhe dhunimet serbe në Kosovë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:50
David Binder

David Binder korrespodenti i gazetës prestigjioze amerikane The New York Times, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare të dielën e javës që shkoi. Ai kishte punuar për një kohë të gjatë në NYT duke mbuluar disa luftëra të ndryshme.Duke filluar nga Lufta e Ftohtë e deri tek luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Gruaja e Binder, Helga, ka thënë se shkak për vdekjen e tij, ka qenë një sëmundje e veshkave e cila kishte mbërritur në stadin e fundit të zhvillimit, shkruan NYT.

Gazeta amerikane e përkujton Binderin si një gazetar i cili asnjëherë nuk kishte pushuar së punuari, dhe që kishte mbuluar me raportimet e tij, ngjarje të cilat kanë ndryshuar shumëçka.

Duke nisur nga ndërtimi i Murit të Berlinit në vitin 1961, rrëzimin e tij në vitin 1989, pastaj raportimet mbi tensionet të shumta në Lindje e Perëndim nën regjimet komuniste në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria e duke përfunduar tek luftërat në  Jugosllavi.

Në fillim të viteve 90-ta, siç shkruan NYT, Binder pas vendosjes së paqes në Gjermani, kishte vendosur të kthehet në Ballkan për të mbuluar luftërat që kishin përfshirë ish-Jugosllavinë, masakrat, përdhunimet masive dhe gjenocidin, vrasjen e mbi 100 mijë njerëzve dhe dëbimin e miliona civilëve nga shtëpitë e tyre.

Binder kishte intervistuar viktima civile të luftës, luftëtarë e drejtues të luftërave, përfshirë edhe kriminelët serbë të akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviq e Ratko Mlladiq.

Gazeta amerikane kujton se Sllobodan Millosheviq si ish-president i Serbisë kishte vdekur në burg në vitin 2006, ndërsa Ratko Mmladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat