Bullgaria: Deklarata e Daçiqit, e papranueshme

Lajme

Bullgaria: Deklarata e Daçiqit, e papranueshme

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:44
Ivica Daçiç

Ambasadori i Serbisë në Bullgari Vladimir Çurgus ishte në bisedime me Ministrinë e Punëve të Jashtme të atij vendi, pas komenteve të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq drejtuar kryeministrit Bojko Borisov.

Agjencia BTA transmeton një deklaratë të ministrisë bullgare në të cilën thuhet se në takim diplomatit serb i është bërë me dije se deklarata e Daçiq është e papranueshme dhe në kundërshtim me pritjet bullgare të marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë së mirë.

Pala bullgare pret që deklarata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, sipas një deklarate nga ministria.

Arsyeja për thirrjen e ambasadorit të Serbisë në Sofje është komentimi i Daçiqit ndaj deklarimeve të kryeministrit Borisov në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan.

Borisov me atë rast theksoi se Josep Borrell si shef i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, duhet të përfaqësojë qëndrimin e të gjithë Bashkimit Evropian, pa marrë parasysh se Spanja nuk e njeh Kosovën.

Daçiq porositi Borisov se qëndrimi i Bashkimit Evropian nuk është se Kosova është e pavarur dhe se kryeministri bullgar duhet ta respektojë këtë qëndrim, dhe jo t’i japë leksione për kreun e ardhshëm të diplomacisë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat