Vuçiq premton investime në vlerën 9,5 miliardë dinarë në vendbanimet serbe në Kosovë

Lajme

Vuçiq premton investime në vlerën 9,5 miliardë dinarë në vendbanimet serbe në Kosovë

Nga: F.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:07
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar investime të mëdha në vlerën 9,5 miliardë dinarë në vendbanimet serbe në Kosovë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

Sipas tij investimet do të përfshijnë nevojat serbe dhe  parashihen në lokalitetet ku jetojnë serbët.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes Instangramit në profilin “Ardhmëria e Serbisë”  ku ndër tjera ka shkruar:

“Duam me një cikël investues prej 9,5 miliardë dinarë të ndryshojmë jetën e njerëzve tanë. Do të investojmë në vendbanime ku jetojnë ata, sepse dëshirojmë të shohim përparim. Mund të bëjmë sepse kemi mjete. E gjithë kjo do ishte tregim I zbraztë nëse nuk do kishim siguruar rregull në financat publike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat