PSD e konsideron të papranueshme kontratën e Ministrisë për Integrimeve Evropiane

Lajme

PSD e konsideron të papranueshme kontratën e Ministrisë për Integrimeve Evropiane

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:32
Visar Ymeri

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate po konsideron se kontrata e nënshkruar nga Ministria për Integrime Evropiane me kompaninë amerikane “Madison Global’’ është e papranueshme, dhe si e tillë duhet të shihen mundësitë për mos-zbatimin e saj.

PSD ka treguar vërejtjet e tyre për këtë kontratë, ku sipas tyre, janë përdorur fondet publike për të forcuar pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri u ka thënë gazetarëve sot se obligimet nga kontrata me  “Madison Global Strategies LLC” nuk janë ashtu siç paraqiten, si përpjekje për të forcuar pozitën e Kosovës brenda vendeve anëtare të BE-së.

Ymeri theksoi se në përshkrimin e kontratës, e cila u publikua në Agjencisë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, flitet për takime me anëtarët e Kongresit, dhe administratës amerikane.

Ymeri tha se në kontratë Ministria e Integrimeve Evropiane është institucioni të cilin do të përfaqësojë “Madison Global Strategies, LLC”, por emri i zyrtarit me të cilin do të kontaktojë firma është Kadri Veseli.

Ymeri: Kontrata do t’i shërbejë interesave të Kadri Veselit

“Shtohet dyshimi që kjo kontratë më shumë do t’i shërbejë hapjes së dyerve, takimeve për Kadri Veselin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa çfarëdo fuqizimi e koordinimi të pozicionit të Republikës së Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Ne Konsiderojmë që kjo kontratë është absolutisht e papranueshme, nuk do duhej të nënshkruhej fare dhe duhet të kërkohet mundësia q kjo kontratë të mos zbatohet, në mënyrë që 150 mijë euro t’ia kursejmë buxhetit të Kosovës, e të mos shërbejë kjo kontratë si shumë tjera, si kanal përmes së cilit fondet publike përdoren për interesa private, e në këtë rast partiake ”, tha  Ymeri.

Sipas Ymerit, ka tejkalim të kompetencave të Ministrisë për Integrimeve Evropiane, meqë përmes kësaj kontrate, kjo Ministri ka marrë rolin e MPJ-së.

Sipas tij, Ministria e Integrimeve Evropiane do të duhej të përqendrohej te procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Ymeri: Qeveria është e varur me interesat partiake të ministrave

“Kjo tregon se si në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kemi një lloj kaosi gati anarkik të mënyrës si funksionon ministri. Secili prej tyre ka njëfarë insistimi që të pretendojë e shërbejë sikur ministër edhe për çështje të tjera, dhe kjo goxha më shumë e merr bazën partiake më shumë se atë qeveritare. Me këtë dëshmohet se Qeveria e Republikës nuk funksionon si një trup i vetëm ekzekutiv siç do të duhej, por është goxha shumë e varur me interesat partiake të ministrave të cilët shërbejnë aty”, tha ai.

Ymeri tha se kompania në fjalë nuk ka ndonjë përvojë për fushën për të cilën është kontraktuar.

Ai tha se presin nga Dhurata Hoxha që t’i demantojë dyshimet e ngritura, në të kundërtën del se kontrata është keqpërdorim i fondeve publike për forcim të pozicionit të kryetarit të PDK-së.

Ymeri: Ministria e Integrimeve po merret me punë që i takojnë MPJ-së

Partia Socialdemokrate po konsideron se kontrata e nënshkruar nga Dhurata Hoxha me kompaninë amerikane është e papranueshme.

Në një konferencë për media, Visar Ymeri tha Ministria e Integrimit i ka kaluar kompetencat, duke u marrë me punë që i takojnë Ministrisë së Jashtme.

“Përmes kësaj kontrate Ministria e Integrmeve e ka marrë rolin e MPJ-së. Përmes kësaj kontrate Hoxha dhe Ministria i kanë kaluar kompetencat e veta. Ministria do të duhej të përqendrohej të procesi i integrimit në BE, e jo të merret me lobim", tha ai.

Sipas Ymerit kjo tregon se në Qeveri ka një lloj kaosi anarkik si funksionon ministri.

“Me këtë deshmohet që Qeveria është e varur me interesat partiake të ministrave", tha Ymeri. Ai tha se kompania nuk është se ka ndonjë përvojë në fushën për të cilën është kontraktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat