“Serbinë e pret një vjeshtë shumë e vështirë për shkak të Kosovës”

Lajme

“Serbinë e pret një vjeshtë shumë e vështirë për shkak të Kosovës”

Nga: F.B. Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:04
Aleksandar Vuçiq

Në një adresim për opinionin serb, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se “Serbinë e pret një vjeshtë shumë e vështirë për shkak të Kosovës”, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

“Serbinë e pret një vjeshtë shumë e vështirë edhe e rëndë për shkak të Kosovës. Por përkundër kësaj gjendja ekonomike do shënoj rritje. Kemi shumë telashe rreth Kosovës, rritja ekonomike është një gjë që e mirë”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur rreth situatës ekonomike ai shtoi se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtare Serbia do ketë një rritje prej 3,5 për qind, që shpresohet të shkoj në 3.7. ndërsa vitet tjera edhe rritje më e madhe.

Duke fol për krimin në Stara Gracka dhe mundësinë e ndërlidhjes së saj me Haradinajn, Vuçiq ka thënë se nuk beson se Haradinaj është i lidhur me atë rast, ndërkohë që ai ka raste tjera në të cilat është i përfshirë.

Sipas Vuçiq Haradinaj shumë shpejtë do të lirohet dhe do të jetë hero akoma më i madh dhe do i mburret si ka mbrojtur interesat e shqiptarëve.

“Ai që nuk kujdeset për viktimat e veta vështirë që të respektoj të huajat , ndërsa akoma më vështirë të mendoj për ardhmërinë. Unë nuk pres nga kjo asgjë dhe Haradinaj shpejt do të lirohet për në shtëpi. Mos keni asnjë dyshim se tash mund të ndodh diçka më ndryshe. Presim që Hardainaj të vazhdoj të rrëzoi pushtetin në Serbi”, ka fol me ironi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat