Drecun akuzon rëndë Ramush Haradinajn për krime në Kosovë

Lajme

Drecun akuzon rëndë Ramush Haradinajn për krime në Kosovë

Nga: F.B. Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:33
Drecun

Kryetari i Këshillit të Kosovës në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se ka fakte të reja ndaj Ramush Haradinajt, që mund të bëhen të ditur së shpejti, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë për RTS se Haradinaj dy herë ishte gjykuar për krime ndaj popullatës jo shqiptare dhe në dy herët është liruar në mungesë të fakteve dhe dëshmitarëve, por kësaj radhe janë ndryshe.

Drecun tha se “ka elemente të reja të vrasjeve të kryera nga ana e Haradinaj dhe njerëzve të tij”. Me atë rast ai prezantoi një dokument origjinal të shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit lidhur me arrestimet dhe vrasjet e kryera, bëhet fjalë për shqiptarë.

"Ja faktet ku janë shqiptarët e zhdukur. Këtë dokument e kanë konfiskuar organet tona të sigurisë dhe është shkruar me dorë. Në listë janë emrat e 30 shqiptarëve që ishin pjesë e Policisë së Republikës së Serbisë, që janë likuiduar nga Haradinaj. Nuk di pse nuk është i treguar Gjykatës", tha Drecun.

Ai tregoi edhe rastin "bunker" ku është gjetur një varrezë masive me trupa të dhjetëra serbëve.

Sipas Drecun, KFOR-i ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes edhe të vrasjes së familjes 5 anëtarëshe, ka fotografuar dhe atje ka qëndruar edhe forensika nga Suedia, por si shumë raste tjera janë mbyllur në sirtar.

Beogradi sipas tij ka ditarin e luftës së Haradinajt, ndërsa prokuroria speciale ka siguruar dokumente të reja dhe ka mundësi të ngritjes së akuzës në bazë të tyre.

Në përgjegjësinë komanduese të Haradinajt janë kryer rreth 987 raste që nga dhunimet, arrestimet, vrasjet masakrat etj..

"Kemi vërtetuar se Zona Operative në Dukagjin, si një nga gjashtë zonat operative të UÇK-së ka komanduar Ramush Haradinaj, ndërsa me Brigadën 131 vëllai i tij Dauti. Në atë zonë janë kryer më së shumti krime, vrasje mundime kidnapime” ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat