Numri i udhëtarëve ne Aeroportin ’Adem Jashari’ ka shënuar rritje prej 12.5 përqind

Lajme

Numri i udhëtarëve ne Aeroportin ’Adem Jashari’ ka shënuar rritje prej 12.5 përqind

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Këtë vit, në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ numri i udhëtarëve ka shënuar rritje prej 12.5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit paraprak.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për informim në Aeroportin ‘Adem Jashari’, Bujar Gashi në një konferencë për media.

Gashi: Në Aeroportin e Prishtinës kemi një rritje prej 12.5 përqind të udhëtarëve

“Nëse e krahasojmë me numrin e udhëtarëve të një viti paraprak atëherë del që në aeroportin e Prishtinës kemi një rritje prej 12.5 përqind të udhëtarëve. Kjo vjen krejt si rrjedhojë e investimeve të Limak-ut në pajisje moderne dhe me staf profesional”, tha ai.

Në këtë konferencë është folur edhe për temën e akreditimit të Aeroportit në nivelin neutral të karbonit, zyrtari për informim Unidon Krasniqi, bëri të ditur se kanë arritur ta zvogëlojnë emetimin e gazrave për 24 përqind.

Krasniqi: kemi arritur që të zvogëlojmë emetimin e gazrave nga pajisjet tona operative për 24 %

“Këtë vit kemi arritur që të zvogëlojmë emetimin e gazrave nga pajisjet tona operative për 24 përqind, e si pasojë jemi certifikuar në nivelin e fundit që është niveli plus 3 neutraliteti i programit të akreditimit të karbonit në aeroporte. Ky program është nën këshillin ndërkombëtar të aeroporteve dhe përfaqëson diku rreth 500 aeroporte. Të gjitha këto janë bërë me veprime konkrete nga ana jonë dhe kemi organizuar disa kampanja vetëdijësuese për stafin tonë në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe shpenzimet e ujit. Përveç kësaj, edhe e kemi bërë zëvendësimin e pajisjeve të teknologjisë informative dhe ato që nevojiten për procesimin e udhëtarëve me pajisjet më të reja, në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë shpenzimet e energjisë. E kemi bërë edhe ndërrimin e pajisjeve të vjetra transportuese në platformën me pajisje më të reja, që operojnë me benzinë e cila është më e favorshm e për mbrojtjen e mjedisin”, tha ai.

Konferenca e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ u mbajt  pas protestës njëorëshe të punëtoreve të Aeroportit të cilët po kërkojnë që kompania t’ua plotësojë kërkesat e tyre si dhe kanë kërkuar që të drejtat e tyre të mos shkelen siç këta punonjës po pretendojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat