Vendet ku ka më së shumti qytetarë që mbajnë armë, mësoni ku gjendet Kosova - Bota Sot
Vendet ku ka më së shumti qytetarë që mbajnë armë, mësoni ku gjendet Kosova

Lajme

Vendet ku ka më së shumti qytetarë që mbajnë armë, mësoni ku gjendet Kosova

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Përdorimi i armëve tek qytetarët e vendeve të ndryshme është bërë sfidë e madhe për qeveritë e vendeve të ndryshme, e sfidë e madhe mbetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një pjesë e qytetarëve atje e mbështesin idenë e mbajtjes së armëve ndërsa një pjesë tjetër e kundërshtojnë idenë. Ka shkuar aq larg sa që ka qenë temë debati gjatë fushatave për president të vendit.

E në listën e qytetarëve që përdorin më së shumti armë, gjendet edhe Kosova. Sipas matjeve, Kosova gjendet në vendin e 17 në botë, ku 26.6% e qytetarëve mbajnë të paktën një armë në shtëpitë e tyre.

E nga rajoni, Mali i Zi dhe Serbia zënë vendin e parë. Në të dyja këto vende, 39.1% e qytetarëve mbajnë armë në shtëpitë e tyre. Më pas nga rajoni vjen Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...