BE: Kosova u ftua në Helsinki për shkak të bisedës për regjionin

Lajme

BE: Kosova u ftua në Helsinki për shkak të bisedës për regjionin

Nga: F.B Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:34

Të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe Kosova janë ftuar që në fund të gushtit të marrin pjesë në takimin jo formal të shefave të diplomacisë së BE-së në Helsinki për shkak të bisedës për bashkëpunim ndërkombëtar, kanë sqaruar për “Tanjug” nga Brukseli përcjell “Bota Sot”.

Shefja e diplomacisë së BE-së Ferderika Mogerini për herë të parë zyrtarisht krahas ministrave të vendeve kandidate ka ftuar edhe shefat e diplomacisë së Kosovës dhe BiH që të jenë pjesë e takimit jo formal të Këshillit të BE-së me 28 dhe 29 gusht në Helsinki.

„Partnerët nga Ballkani perëndimor janë ftuar në takimin jo formal të ministrave të punëve të jashtëm pasi do të bisedohet për bashkëpunimin në regjion” ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Në pyetjen nëse ftesa për ministrin e jashtëm të Kosovës Behxhet Pacolli që nuk është kandidat sikurse nuk është e pranuar nga 5 vende të BE-së, që është ndryshim i qasjes dhe formatit të deritashëm të takimeve të ministrave të BE-së, në Bruksel kanë porositur se është në pyetje “domosdoshmëria dhe përfitimi” i pjesëmarrjes të gjithëve nga Ballkani.

„të gjithë partnerët e Ballkanit janë ftuar në bisedime. Në pyetje janë diskutimet jo formale për të gjitha aspektet e sigurisë së jashtme dhe domosdoshmërinë dhe përfitimin e të gjithë partnerëve”,përfundon zëdhënësi i BE-së për Tanjug.

Mogerini ka vendosur që në takimin e fundit zyrtar të Këshillit të BE-së që do të jetë kryesuese të ftojnë vend të vendeve kandidate të gjithë partnerët e regjionit të Ballkanit.

Minsitri serb Daçiq këtë e ka karakterizuar si “presedan” ku është ftuar “territori”, që është “larg nga statusi i anëtari kandidat”.

Sipas tij„ Ajo dëshiron që në fund të mandatit të tregoj s eka bërë diçka për Kosovën, që nuk është korrekt ndaj Serbisë”.

Më herët ministri i jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli ka ardhur në takime të shefave të diplomacisë së BE-së dhe vendeve kandidate ku ka zhvilluar takime bilaterale.

Është hera e parë që Kosova me ftesë zyrtare nga përfaqësuesja e lartë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat