Serwer: Dodik nuk do të ofendojë financuesit e tij në Moskë

Lajme

Serwer: Dodik nuk do të ofendojë financuesit e tij në Moskë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:33
Daniel Serwer

Analisti amerikan Daniel Serwer ka komentuar situatën në Bosnje pas paralajmërimeve të Milorad Dodikut kundër miratimit të planit vjetor nacional për hyrjen e vendit në NATO.

Ai në një intervistë për "Dnevni avaz" ka folur rreth rëndësisë së anëtarësimit të BeH në NATO, por dyshon se një gjë e tillë do të ndodhë në një periudhë të afërt kohore.

“Milorad Dodik nuk do të bëjë asgjë absolute për hyrjen e Bosnjës në NATO. Këto janë fakte, pasi nëse do të bënte një gjë të tillë, atëherë ai do të ofendonte financuesit e tij në Moskë”, tha Serwer.

Seanca e jashtëzakonshme e Presidencës së BeH është caktuar për nesër. Parashihet që aty të votohet për miratimin e Planit Vjetor Nacional, si dhe mandatet për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave.

Megjithatë, siç u njoftua më herët, Milorad Dodik nuk do të votojë Planin Kombëtar Vjetor për pranim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat