Ljajiq tregon sa milionë euro në ditë po ia humb taksa Serbisë

Lajme

Ljajiq tregon sa milionë euro në ditë po ia humb taksa Serbisë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:41
Rasim Ljajiq

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq thotë se dëmi nga futja e taksës për mallrat serbe është rreth 1.07 milion euro në ditë.

Sipas tij, dëmi indirekt është shumë më i madh, që është një humbje e tregut për biznesmenët serbë edhe kur taksa të hiqet.

Ljajiq theksoi për TV Pink se heqja e taksës do të ishte domethënëse për biznesmenët serbë, por që ata nuk do të ktheheshin lehtësisht në atë treg, sepse biznesmenët e vendeve të rajonit e morën atë me mallrat e tyre.

Autoritetet e Kosovës vendosën taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia në nëntorin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat