Vuçiq: Gjermania nuk do përcaktim kufiri, ShBA nuk brengosen vetëm duan zgjidhje, ndërsa në Serbi ka një forcë të re - Bota Sot
Vuçiq: Gjermania nuk do përcaktim kufiri, ShBA nuk brengosen vetëm duan zgjidhje, ndërsa në Serbi ka një forcë të re

Lajme

Vuçiq: Gjermania nuk do përcaktim kufiri, ShBA nuk brengosen vetëm duan zgjidhje, ndërsa në Serbi ka një forcë të re

Nga: F.B Më: 22 gusht 2019 Në ora: 08:32
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se ShBA në lidhje me Kosovën arritën atë që deshën qysh në vitin 2008, për këtë shkak pozicioni ynë në ShBA është më i rëndë se i vendeve tjera, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij aso kohe pushteti dhe qeveria në Serbi , kur u shpall pavarësia nga ana e Prishtinës ka lëshuar vetëm një kumtesë.

Në pyetjen cili mund të jetë epilogu i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Vuçuq ka përkujtuar propozimin për përcaktim kufiri që nuk e ka mbështetur bashkësia ndërkombëtare, shqiptarët dhe shumë politikanë në Serbi që sipas tij janë të gatshëm të mbështesin interesat e shqiptarëve dhe mos të mbështesin ato serbe.

"Bashkimi Evropian dhe posaçërisht Gjermania ishin kundër përcaktimit të kufirit dhe ndarjes, ndërkohë që ShBA janë të hapura dhe ata interesohen vetëm të arrihet marrëveshja nuk interesohen për tjetër. Ata nuk janë të entuziazmuar me idenë sepse ata kanë njohur Kosovën në këta kufij, por do donin vetëm arritjen e njohjes së ndërsjellë ", theksoi Vuçiq dhe shtoi se pozicioni i Serbisë në ShBA është më i vështirë për shkka të qëndrimeve rreth kësaj çështje.

Vuçiq ka thënë se megjithatë nuk dëshiron të flas për epilogun sepse në atë rast serbët vetëm do të largohen nga bisedimet gjë që ai nuk e dëshiron.

Por në 6-7 vitet e fundit në Serbi është paraqitur një forcë e re “ të cilët disa po tentojnë të ju sqarojnë se në Kosovë ka pak interesa serbe ".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...