Taksa, McAllister: Prishtina t'iu kushtojë vëmendje kërkesave tona

Lajme

Taksa, McAllister: Prishtina t'iu kushtojë vëmendje kërkesave tona

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 18:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister ka kërkuar sot në Beograd heqjen e taksave nga Prishtina zyrtare për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Ai gjatë një konference për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se BE-ja është e gatshme të ndihmojë sa më shpejt rifillimin e procesit të dialogut në Bruksel.

McAllister përkujtoi se nuk ka pasur reaksione të Prishtinës ndaj deklaratës së vendeve të Quintit dhe shtoi se duhet pritur epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Kosovës.

I pyetur nga mediat nëse Evropa kishte argumentin shtesë që i kërkonte Prishtinës heqjen e taksës ose t’i linte këtë gjë SHBA-së, McAllister tha se evropianët ishin po aq të përfshirë sa edhe amerikanët, dhe në të njëjtën mënyrë ata u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë vendimin.

"Deklarata e fundit nga shtetet e Quintit është e qartë. SHBA dhe shtetet e BE-së kanë thënë të njëjtën gjë. Shpresoj që njerëzit përgjegjës në Prishtinë do t'i kushtojnë vëmendje këshillave dhe kërkesave nga ana jonë", tha McAllister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat