Serbia i kërkon rikthim të fuqishëm Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme

Lajme

Serbia i kërkon rikthim të fuqishëm Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:19
Lista Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe se sipas tij, këtë duhet ta bëj për të fituar dhe për të luftuar interesat e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, Serbia edhe më tutje do të vazhdojë të mbështesë dhe ndihmojë serbët në Kosovë.

Siç shkruan “rts.rs”, Vuçiq po ashtu ka thënë se është në pritje të raportit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, për të analizuar dhe për të parë se çfarë mendimi kanë përfaqësuesit politik të Listës Serbe dhe se sipas tij, pavarësisht këtij raporti, ky subjekt politik duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka thënë po ashtu se, Lista Serbe duhet ta bëj këtë, pra të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme pavarësisht kundërshtarëve të fuqishëm shqiptar që i ka.

Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat