Ministri i jashtëm hungarez Sijarto: "Vendeve të Ballkanit dhe Serbisë të ju mundësohet hyrje në BE edhe para 2025-të"

Lajme

Ministri i jashtëm hungarez Sijarto: "Vendeve të Ballkanit dhe Serbisë të ju mundësohet hyrje në BE edhe para 2025-të"

Nga: F.B Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Shefi i diplomacisë së Hungarisë Peter Sijarto është angazhuar për hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë në BE, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sijarto, që ndodhet në takimin e Këshillit të BE-së në Helsinki ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhë shpejtë.

Ai ka vlerësuar se vendet e regjionit kanë ërë më të mirën që kanë mundur në përshpejtimin e procesit të bashkëngjitjes. ”Bisedimet e bashkëngjitjes së Serbisë duhet përshpejtohen dhe Serbia duhet të hyj në BE para vitit 2025”, ka thënë Sijarto.

Para shqyrtimit të nesërm të bashkëpunimit regjional në të cilin përveç ministrave të BE-së po marrin pjesë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë hungareze ka ftuar ministrat e vetë kolegë të BE-së që të ndalojnë “së ankuari “ për ndikimin e forcave tjera në Ballkanin Perëndimor dhe ka ftuar BE-në që të jetë ajo që do të reagoj së shpejti.

"Pse mos të lejojmë që vendet e Ballkanit perëndimor të bëhen pjesë anëtare sa më parë që është e mundshme?", ka pyetur Sijarto duke shtuar se Hungaria si fqinj i regjionit e ka kuptuar qartë rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat