Shpërthen Zyberaj, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e një shteti kriminal siç është Serbia

Lajme

Shpërthen Zyberaj, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e një shteti kriminal siç është Serbia

Nga: M.H Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:35
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebok, ka shpërthyer duke shkruar që Kosova nuk duhet të njohë Serbinë para se ta njoh si shtet Kosovë.

Më tej, Zyberaj, shkruan që krimet e bëra nga shteti i Serbisë nuk do i falen asnjëhere derisa Vuçiq dhe Daçiq fshehin kriminelët e luftës.

Postimi i plotë

Kosova nuk ka nevojë për njohjen nga Serbia para se ky shtet kriminal të njohë krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. 
Vuçiç dhe Daçiç duhet t’i dorëzojnë Kosovës këta kriminelë që janë përgjegjës për masakrën e Reçakut, një nga mizoritë më të rënda në Evropë që nga koha naziste. 
Vuçiç dhe Daçiç duhet të marrin një shembull nga Gjermania dhe të ndërmarrin de-nazifikimin e Serbisë, ose mbase kjo do të prek gjithashtu ata.

Kosova kurrë nuk do ta falë Serbinë për krimet që ka kryer, por ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t'i normalizojmë marrëdhëniet për sa kohë që Vuçiç dhe Daçiç fshehin Gurin dhe kriminelët e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat