20 muaj burgim për mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rremë

Lajme

20 muaj burgim për mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rremë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:50
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. S. në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim.

I akuzuari, më datë 07.04.2015, me anë të paraqitjes së rremë të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka vënë në lajthim të dëmtuarin H. Sh., në atë mënyrë e ka mashtruar duke i shitur pronën e paluajtshme me numër certifikate 4 – 2289, e cila pronë nuk evidentohej fare në emrin e tij, por në emër të vëllait të tij A. S.

Kështu që, ka përpiluar kontratë për shitblerjen e paluajtshmërisë në shumë prej 143.130,00 euro dhe njëjtën ka arritur të vërtetojë te noteri Liljana Keniq, bazuar në autorizimin e falsifikuar nr. 1989/15.

Vlera e kontraktuar mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit ka qenë 340.000,00 euro, për të cilën shumë e ka dëmtuar të njëjtin.

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 18 muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim prej 3 muaj burgim.

I dëmtuari për kompensimin e dëmit material, udhëzohet në kontest civil, ndërkohë që palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat