Zyrtarët në Forumin e Bledit: BE nuk dëshiron të heq dorë nga Ballkani Perëndimor

Lajme

Zyrtarët në Forumin e Bledit: BE nuk dëshiron të heq dorë nga Ballkani Perëndimor

Nga: F.B Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:34
TAMINO PETELINSEK

Ballkani Perëndimor është Evropë dhe nuk do ketë konsolidim të Evropës pa këtë regjion ka thënë kryeministri slloven Marjan Sharec, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Në hapjen e Forumit Strategjik të Bledit (BSF), Sharec paralajmëroi se zgjerimi i BE-së në Ballkanin perëndimor do të jetë prioritet i vendit të tij në kryesimin  e BE-së gjatë vitit 2021.

Ai theksoi se pranimi i vendeve të Ballkanit duhet pasoj pasi të përmbushen kriteret dhe rreth ardhmërisë së BE-së nuk guxojnë zë vihet në plan të dytë tema e zgjerimit.

Sharec në fjalën e tij nënvizoi nevojën e përballjes me sfidat kruciale për çka është e nevojshme bashkëpunimi dhe masat.

Tema e sivjetshme e Forumit  „ burimi i (jo)stabilitetit“, duke shtuar se çdo herë e më pak ka kohë në marrjen e aksioneve pozitive që janë të nevojshme për shkak të gjeneratave të reja.

Ai shprehu bindjen se Sllovenia do të jetë pjesë e diskutimeve të zgjerimit të BE-së që duhet të jetë bisedë e qëndrueshme.

“Njerëzit duhet të jenë në qendër të aktiviteteve tona, pres që në periudhën e ardhshme BE të jetë e aftë të bëjë ndryshime të nevojshme sociale. Sllovenia është e gatshme të jetë pjesë e tyre” ka thënë ai

Ministri i jashtëm slloven Miro Cerar ka porositur se liderët e rinj evropian duhet të dëshmojnë përgjegjësi dhe përballje me sfidat në mënyrën si duhet aty të kyçen edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Sipas cerar zgjerimi i BE-së në Ballkan ishte përherë në qendër të vëmendjes së Sllovenisë dhe Forumit dhe ai u angazhua për zgjerim sa më të shpejtë.

Cerar me këtë rast ka kërkuar realizimin e reformave të domosdoshme në vendet kandidate që duhet të jetë sfidë edhe më e madhe.

“BE duhet të mbajë premtimet, nëse nuk e bënë këtë do të jemi përgjegjës për humbjen e regjionit. Të tjerët (aktorët) janë të gatshëm të mbushin vrimat. Ballkani është hapësirë gjeostrategjike të cilën BE nuk guxon të e humbas” ka thënë Cerar duke shtuar se Sllovenia me iniciativën  BSF ka dashur që të krijoj diçka të vlefshme për vetën dhe gjithë regjionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat