Presidenti çek Zeman: Çekia ndoshta një ditë mund të revokoj njohjen e Kosovës

Lajme

Presidenti çek Zeman: Çekia ndoshta një ditë mund të revokoj njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:33
Milosh Zeman

Çekia një ditë mund të revokoj njohjen e Kosovës , sepse “kriminelët e luftës nuk do duhej të udhëeqnin asnjë vend në Evropë “, ka deklaruar presidenti Milosh Zeman, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këtë deklaratë zeman e bëri në prag të vizitës në Serbi në javën tjetër, duke mos përjashtuar “ do të jetë vështirë, por një ditë Çekia mund të revokoj njohjen e Kosovës”.

"Vlerësoj deklaratën e ministrit të mbrojtjes Metnar se pranimi i Kosovës ishte gabim diplomatik. Ndaj këtë mendim dhe nuk përjashtoj mundësinë nëse ka më shumë vende që do revokojnë njohjen që edhe Çekia të jetë ndër ato. Edhe kumtesa nga Tribunali i Hagës dhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës shkon në njëjtin drejtim” ka thënë Zeman për portali pro-rus në Çeki.

Ai tha se ka shikuar se 15 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës , kam vërejt se janë disa ujdhesa në Mikronizi, jo relevante, ndërsa në Çeki tërheqja e saj vështirësohet se këtu nuk kemi asnjë grup etnik më të madhe apo të vogël që vështirëson këtë hap.

"Mos harroni se Spanja ka refuzuar njohjen e Kosovës për shkka pakicës katalonase, Sllovakia për shkaqe njëjta dhe çështjes hungareze, Qipro njëjtë, prandaj vështirë të realizohet, por nuk përjashtohet si mundësi, sepse kriminelët nuk mund të udhëheqin asnjë vend në Evropë ", tha a.

Zeman njoftoi se ai do qëndroj në Beograd nga 10 deri 12 shtator dhe vizita ka karakterin ekonomik, por do të bisedohet edhe për Kosovën.

"Natyrisht ne mbështesim hyrjen shkallë-shkallë të Ballkanit perëndimor në BE, unë them me përjashtim të Kosovës, kështu që Kosova do jetë një nga temat për të cilën do bisedojmë në Serbi” ka thënë Zeman.

Zeman është zyrtari i parë që përmend këtë mundësi, politikën e jashtme të Çekisë e përcakton qeveria, ndërsa shefi i shtetit ka rol ceremonial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat