Drecun: Zgjedhjet në Kosovë shtyjnë akuzat - Bota Sot
Drecun: Zgjedhjet në Kosovë shtyjnë akuzat

Lajme

Drecun: Zgjedhjet në Kosovë shtyjnë akuzat

Nga: F. B. Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:06
Milovan Drecun

Milovan Drecun kryetar i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë ka theksuar se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë është joreale të pritet  së shpejti ngritja e akuzave nga Gjykata Speciale kundër ish-anëtarëve  UÇK-së, shkruan Novosti”, përcjell “Bota Sot”

“Unë nga kontaktet përmes grupit punues me prokurorinë speciale kemi tërhequr vërejtjen s kjo nuk mund të bëhet shpejtë, pasi ende nuk ka vendim nëse do ngritën akuza” tha ai.

Me rëndësi është se ata janë në fazën e fundit të vlerësimit të fakteve me të cilat disponojnë ka thënë Drecun.

Drecun ka theksuar se frika s mund të akuzohen ka ndikuar që disa sjelljen politike ta bëjnë racionale.

Lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan Kosnet se në lista ka njerëz me akuza, Drecun tha vonë i ka rënë kjo në mend dikujt: “Ata njerëz kanë mbetur aty dhe kjo është përgjegjësi e ShBA-ve deh vendeve perëndimore që kanë ndikim në Kosovë.

Lidhur me qëndrimin që ka shprehur presidenti çek Zeman se nuk duhet hyj një vend që drejtohet nga të dyshimtë e krimit, Drecun theksoi se: "Pikërisht këto janë argumentet kyçe për të cilat nuk duhet të pranohet Kosova si shtet sepse është çerdhe e mafisë dhe krimit, terroristëve islamik, korrupsionit dhe papunësisë , pa asnjë perspektivë", nënvizoi ai.

Ai po ashtu përmendi edhe qëndrimin që ka shprehu ambasadori amerikan në çeki, se nuk vihet në pikëpyetje qëndrimi i ShBA-ve rreth Kosovës.

"Për ne zgjidhja më e mirë është që të vazhdojmë të kontestojmë dhe pengojmë Kosovën që të arrij kapacitetin e plotë ndërkombëtar, që edhe më tutje të insistojmë në vazhdimin e bisedimeve dhe eventualisht në gjetjen e kompromisit", vlerësoi Drecun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...