Vuçiq dhe Palmer biseduan përmes telefonit: Takim brenda dhjetë ditëve

Lajme

Vuçiq dhe Palmer biseduan përmes telefonit: Takim brenda dhjetë ditëve

Nga: F.B Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:18
Aleksandar Vuciq dhe Mathew Palmer

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet  përsëri me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Metju Palmer në dhjetë ditë e ardhshme, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Palmer dhe Vuçiq do të takohen në ditët e ardhshme si janë marr vesh në bisedën telefonike që kanë zhvilluar sonte.

Vuçiq gjatë bisedës që është vazhdim i takimit t mbajtur kohë më parë në Nju Jork, ka përsëritur se Serbia angazhohet për arritjen e kompromisit real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të serbëve të atjeshëm dhe ruajtjen e interesave  kombëtare serbe.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për situatën e përgjithshme në regjion, dhe janë pajtuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi jetike për përparimin ekonomik e politik të gjithë regjionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat