Ivanoviq demanton mediat serbe: Përmendorja në Brezovicë nuk është dëmtuar, është ulur vetëm shtiza

Lajme

Ivanoviq demanton mediat serbe: Përmendorja në Brezovicë nuk është dëmtuar, është ulur vetëm shtiza

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:30
Brezovicë

Komandanti i Policisë së Kosovës në Shtërpce, Dragan Ivanoviq, ka demantuar shkrimet e disa mediave në gjuhën serbe se është dëmtuar përmendorja e viktimave të Luftës II Botërore në Brezovicë, përkatësisht se prej tij është hequr flamuri i Serbisë dhe kryqi.

“Nuk ka ndodhur drejtpërdrejtë dëmtimi i përmendores, nuk është e vërtetë ajo që raportojnë mediat se është hequr kryqi. Një shtizë flamuri njëmend është hequr, por ajo nuk është thyer dhe as nuk është dëmtuar”, i ka thënë Ivanoviq portalit KoSSev.

Ai ka sqaruar se flamuri në shtizë nuk është dëmtuar, vetëm është paluar pranë shtizës.

“Të gjithat janë aty, vetëm shtiza është ulur në tokë”, ka thënë komandanti i Policisë së Kosovës në Shtërpce.

Radio Televizioni i Serbisë transmetoi mbrëmë se nga përmendorja në Brezovicë, e ngritur në shenjë kujtimi për 46 viktima, ndër të cilat kanë qenë edhe njëzet fëmijë, që ishin vrarë nga forcat bullgare më 1944 në Ditën e kujtimit të Luftës së Kosovës (më 1389) është hequr kryqi dhe flamuri i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat