Micotakis në takim me Vuçiq: Greqia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Lajme

Micotakis në takim me Vuçiq: Greqia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Nga: F.B Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:05
Aleksandar Vuçiq dhe Kirjakos Micotakis

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar dhe biseduar me kreun e qeverisë greke Kirjakos Micotakis me të cilin është biseduar për raportet bilaterale , situatën në regjion dhe rrugën evropiane të Serbisë , ka kumtuar presidenca, shkrua “B92” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq mësohet të ketë lutur kryeministrin Micotakis që Greqia mos të ndryshoj qëndrimin për mospranimin e pavarësisë së Kosovës, që për Serbinë është me rëndësi jetike.

Ata kanë biseduar edhe për raportet tjera , situatën dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas kumtesës së lëshuar Vuçiq ka falënderuar Greqinë për mbështetjen në rrugën evropiane , bashkëpunimin ekonomik dhe në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit.

Micotakis ka theksuar se Greqia nuk do ndryshoj qëndrimin e saj lidhur me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se Greqi mbështet dialogun dhe mendon se hapat e njëanshëm nuk kontribuojnë në stabilitetin e regjionit andaj Greqia nuk do ndryshoj qëndrimin lidhur me pranimin e Kosovës, thuhet në kumtesën e presidencës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat