Rama flet nga OKB për korrupsionin dhe negociatat, një thirrje e bën për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme

Rama flet nga OKB për korrupsionin dhe negociatat, një thirrje e bën për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 20:22
Edi Rama

Kryeministri Rama ka folur këtë të premtë në aulën e OKB-së në Neë Yokr, nga ku ka deklaruar se reforma në drejtësi do ta ulë në mënyrë drastyike korrupsionin në vend.

 “Reforma e pa shembull në drejtësi, procesi i një pastrimi madhor, duke hequr gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Korrupsioni në gjyqësor për dekada jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë. Do ta bëjmë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme. Sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë. Ne shpresojmë që ai do ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, dhe do triumfojë shteti i të drejtës”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e ka drejtuar dhe një thirrje për të gjithë drejtuesit politikë që të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 “Shqipëria nuk e fsheh ambicies e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë.

Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua për ta bërë të mundur këtë gjë. Shqipëria ka mbajtur rol kryesor në bashkëpunimin rajonal.

Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej.

Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës së saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat