Bërnabiq uron Listën Serbe për fitoren në komunat me shumicë serbe - Bota Sot
Bërnabiq uron Listën Serbe për fitoren në komunat me shumicë serbe

Lajme

Bërnabiq uron Listën Serbe për fitoren në komunat me shumicë serbe

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 03:12
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka uruar Sonte Listën Serbe për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se ishte një fitore e rëndësishme dhe e madhe.

“Urime për Listën Serbe që fitoi me mbi 90 për qind të votave në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë në kushtet më të vështira tani”, shkroi ajo në Twitter.

Lista Serbe në bazë të rezultateve të deritanishme prin në gjashtë komuna të banuara me shumicë serbe si Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranilluk.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lista Serbe, deri më tani ka marr 47 mijë e 574 vota apo 6,26 përqind të votave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...